GREQI – Cipras: Besimplotë në përmirësimin ekonomik të vendit


ATHINË, /ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras është shprehur besimplotë sot mbi fundin e një pasigurie ekonomike në Greqi, pas votimit në Parlament të një ligji për rikapitalizimin e bankave dhe të masave të reja shtrënguese, që çuan në humbjen e dy vendeve të shumicës në Parlament.
"Ne ndodhemi në fund të një rrethi të vështirë vicioz, të një pasigurie mbi ekonominë greke", theksoi Cipras gjatë një takimi me presidentin e Republikës, Prokopis Pavlopulos.
Sipas kryeministrit, Greqia po mundet së fundmi të shohë dritë në fund të një tuneli të errët dhe tashmë mundet të planifikojë hapat që do të hedhë në të ardhmen për stabilizimin e ekonomisë së saj.
Projektbuxheti i vitit 2016 i paraqitur sot në Parlament parashikon një rënie të PBB-së prej 0,7 për qind kundrejt 1,3 për qind i parashikuar fillimisht në fillim të muajit tetor.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai