ATHINË, 25 janar /ATSH-ANSA/ - Kjo është një ditë historike, deklaroi sot lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras për gazetarët pasi votoi në lagjen athinjote Kipseli, ku ai edhe banon.
"Sot grekët duhet të vendosin nëse nesër trojka duhet të kthehet në Greqi për të vazhduar atë që ka bërë me qeverinë e Samarasit apo jo, thënë ndryshe të shkurtojë akoma pagat dhe pensionet", deklaroi Cipras.
"Populli duhet të votojë për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe për një qeveri që do të vazhdojë tratativat e vështira me kreditorët ndërkombëtarë", përfundoi Cipras, i cili shihet si fituesi i këtyre zgjedhjeve./ a.jor.