Greqi, dështon atenati me bombë
ndaj presidentit Pavlopoulos

Greqi, dështon atenati me bombë<br />ndaj presidentit Pavlopoulos
Një bombë është gjetur në aksin Korinth-Tripoli, bomba është spikatur nga një punonjës i mirëmbajtjes së autostradës.

Bomba u gjet mesditën e së premtes, moment kur do kalonte presidenti i vendit, Prokopis Pavlopoulos.

Mekanizmi shpërthyes ishte i përbërë prej dinamitit i lidhur me një celular,ndërsa policia bëri të mundur shpërthimin e kontrolluar.

Presidenti Pavlopoulos ndodhej në zonën e Kallamatës dhe Tripolit për vizitë, e do të ktehehej në Athine pas përfundimit të vizitës së tij në zone, ndërsa mediat greke shprehen se jeta e presidentit dhe e eskortës së tij nuk u vu për asnjë moment në rrezik.

Sherbimet sekrete dhe antiterrori i shtetit fqinj kanë nisur hetimet dhe dyshimet e para janë tek grupet anarkiste dhe organizatat terroriste vendase. 

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore