GREQI - Ndërmjet ambasadorve të shteteve të huaja në Athinë, por edhe funksionarëve të lartë të trupave diplomatike, të cilët merren me marrëdhëniet dyshtetërore, ekziston shqetësimi se sa do të mund t’i rezistojë qeveria trepartiake në Greqi trysnisë sociale, por edhe për faktin se eonazistët e Agimit të Artë, tashmë kanë fituar popullaritet në popull dhe radhet e tyre po shtohen gjithnjë e më shumë.
Burimet të mirinformuara bëjnë fjalë për trahzira të mundshme gjatë muajve të verës, ose edhe muajve të vjeshtës, kur qytetarët grekë do të përballohen me taksat e reja dhe prerjet e reja në paga e pensione, të cilat do të fillojnë të zbatohen me ligjin e ri të taksave, i ciliunënshkrua e u miratua ditët e fundit.
Sipas shtypit grek, ambasada me problematizimin më të madh, por edhe me interesimin më të madh, gjithashtu, është ambasada gjermane, e cila regjistron plotësisht gjithçka ndodh në Greqi dhe kujdeset që të ketë kontakte të ngushta me funksionarë të lartë e të rëndësishëm në qeveri dhe jetën ekonomike të Greqisë.
Rëndësi i jepet faktit që për shtetet e huaja është i rëndësishëm stabiliteti politik, pasi ky është kushti i nevojshëm që të zbatohet totalisht programi ekonomik.
Gjithashtu gjermanët nuk janë ende të bindur për zotësinë e qeverisë që t’i rezistojë dhe ta çojë programin e nënshkruar deri në fund, ndërkohë që ia kanë frikën trazirave e revoltave të mundshme sociale. Por bindja e tyre është se edhe “konflikt” apo “mosmarrëveshje” po të ketë me qeverinë aktuale, duhet që parlamenti të ketë jetëgjatësi katërvjeçare dhe të shmangen me çdo kusht zgjedhjet e parakohshme.
Përsa u përket francezëve, shqetësimi i tyre kryesor përqëndrohet në pasojat sociale, të cilat vijnë si rezultat i masave shtrënguese. Pavarësisht se e pranojnë se qeveria greke ka bërë disa hapa përpara, pasojat në prerjet e pensioneve e subvencionimeve konsierohen si tepër të rënda.
Burime nga ambasada franceze nuk e fshehin shqetësimin e tyre për rritjen gjithnjë e në shumë të popullaritetit të Agimit të Artë, i cili vërehet edhe nga sondazhet e fundit që e nxjerrin partinë e tretë.
SHBA ndjekin faktet duke ruajtur distancë, ndërkohë që në bisedimet që zhvillohen përpiqen të kuptojnë nëse ekziston plan i qeverisë greke, apo thjesht funksionon me logjikën dhe praktikat “Shohim e bëjmë”! edhe SHBA nuk e përjashton mundësinë që në muajt e ardhshëm (qershor- tetor) të ketë trazira sociale
Nga ana e tyre britanikët nënvizojnë se periudha deri në shtator është veçanërisht e rëndësishme dhe kritike, pasi tashmë ka ardhur çasti kur duhet (sikundër thonë) që qeveria të fitojë bastin e zhvillimit, në mënyrë që ajo të reflektohet dhe të ndryshojë klimën e rëndë sociale.
Rusët nga ana tjetër anaizojnë situatën politike, vëzhgojnë aleancat dhe kanë si objektiv kryesor nxitjen e interesave të tyre ekonomike në bashkëpunim me përforcimin e rolit gjeostrategjik të Rusisë në rajon.
Në të njëjtën logjikë shkojnë edhe kinezët, të cilët interesohen për forcimin e prezencës së tyre në rajon, nëpërmjet shtimit dhe përforcimit të interesave të tyre ekonomike dhe investimeve me vulën e tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com