Greqi, dorëzohen tre mandatet
Papulias mbledh liderët politikë

Greqi, dorëzohen tre mandatet<br />Papulias mbledh liderët politikë
ATHINE- razirat politike paszgjedhore në Greqi mund te marrin zgjidhje përmes presionit të detyrueshëm nga vendet e Eurozonës. Kështu shkruan sot BBC ku vendet e BE pritet tu bëjnë sërish thirrje sot partive politike greke për një qeveri të shpëtimit kombëtar. Por analistët në vend shprehen se kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Procesi i formimit të qeverisë në këtë vend duket ende i largët. Kreu i PASOK-ut, Venizelos do të dorëzojë sot mandatin tek presidenti Papulias, i cili mund të propozojë formimin e një qeverie nga të gjitha forcat parlamentare. Nuk dihet nëse në këtë propozim të kreut të shtetit grek do të jenë edhe neo-nazistët.

Nëse edhe ky skenar nuk realizohet grekët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, pas tre ose katër javëve. Dje Venizelos takoi liderin e Demokracisë së Re Samarasa partia e të cilit u rendit e para në zgjedhje, por nuk mundi të gjejë një partner të tretë për të krijuar shumicën në parlament.

Demokracia e re dështoi në gjetjen e një kompromisi me partinë e dytë në zgjedhje SYRIZËN. Lideri i saj Aleksis Tsipras tha se nuk mund t’i bashkohet një koalicioni që synon zbatimin e masave të shpëtimit.Dy partitë e mëdha PASOK dhe Demokracia e Re të dyja bashkë arrijnë 149 vende në Kuvend, por ato nuk sigurojnë dot shumicën prej 151 vendesh.
Greqia prej dy vitesh është në kolaps financiar dhe po mbahet me ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe