Greqi, drejt Shqipërisë skafe
të vjedhura, kapet 55-vjeçari

Greqi, drejt Shqipërisë skafe<br />të vjedhura, kapet 55-vjeçari
GREQI- Policia e shtetit fqinj shkatërroi një rrjet kriminal që mundësonte "eksportimin" e makinave të vjedhura për në Shqipëri, por elementi që spikaste kësaj radhe ishte fakti që ky grup trafikonte edhe skafe apo motorë deti.
 
Në Mantras, u kap një 55-vjeçar me akuzat se ishte pjesë e qarkut që kishte vjedhur anije dhe makina dhe përmes biznesit të tij të ligjshëm, i sillte në Shqipëri.
 
Arrestimi u bë nga departamenti i policisë lokale dhe si rezultat i hetimit, ku më parë ishte mësuar fakti që grabiteshin makinat dhe më pas transferoheshin në Alepochori, ku edhe anijet detare janë sekuestruarar nga autoritetet portuale.
 
Në Mantra janë gjetur dhe konfiskuar 3 makina, 7 motorë detarë, 20 varka dhe pajisje të motoskafëve të vjedhura. I arrestuari u shoqërua në Prokurorinë e Athinës, e cila po vazhdon kërkimet mbi identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Të gjitha valutat e huaja në rënie! Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill, ja me sa këmbehet

Të gjitha valutat e huaja në rënie! Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill, ja me sa këmbehet