Greqi/ Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Kassavetias, ishin dënuar me 20 vite për vrasje dhe grabitje (EMRAT+FOTOT)

Greqi/ Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Kassavetias, ishin dënuar me 20 vite për vrasje dhe grabitje (EMRAT+FOTOT)

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, dy shqiptarët e arratisur dhe burgu grek i Kassavetias

Greqi- Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu grek në Kassavetia të Greqisë, mbrëmjen e djeshme (2 Janar 2025).

Dy të burgosurit, 41-vjeçarë, ishin dënuar me nga 20 vjet burg për krime të rënda, si të përfshirë në vrasje, grabitje dhe zjarrvënie. 

Sipas medias së vendit fqinj, emrat e tyre janë Romeo Qosja, 41 vjeç, nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje dhe Lefter Toçi, 41 vjeç nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar po me 20 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Megjithatë, që nga viti 2019 mbaheshin në Burgjet rurale (burgje të sigurisë së ulët), në një zonë të parrethuar, për shkak të sjelljes së mirë. Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024, për festat e fundvitit. Ata përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë, për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre, informon media greke

Zhdukja u zbulua në orën 21:00 të së enjtes kur efektivët shkuan të kontrollonin qelitë dhe i gjetën bosh. Arratisja e dy shqiptarëve me precedentë kriminale ka vënë në pikëpyetje masat e sigurisë në burgjet greke. 

Mediat greke raportojnë githashtu se në 5 vite, ata kishin përfituar 5 herë leje për të dalë. Policia është vënë në ndjekje të tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:30
Greqi/ U arratisën nga burgu, zbulohen EMRAT dhe FOTOT e 2 shqiptarëve dhe detajet e ngjarjes! Njëri nga Elbasani dhe tjetri nga Cërriku

 

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, dy shqiptarët e arratisur nga burgu grek i Kassavetias

Zbulohen identitetet dhe fotot e dy shqiptarëve të dënuar për vrasje dhe grabitje në organizatë kriminale me nga 20 vite, që janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i sigurisë së ulët në Kassavetias.

Media greke zbuloi detaje nga ngjarja, duke raportuar se ‘dy 41-vjeçarët e quajtur Lefteris dhe Romeo janë arratisur mbrëmë nga Burgjet Rurale të Kassavetia’.

Emrat e tyre janë Romeo Qosja, 41 vjeç, nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje dhe Lefter Toçi, 41 vjeç nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar po me 20 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Informacionet tregojnë se ai mbahej në Burgjet Rurale që nga viti 2019, por veprimi i sigurisë me shqiptarët lë dyshime të forta pse ishin izoluar aty, edhe pse me krime dhe dënime të rënda.

Çudia ishte se pasi morën 5 ditë leje për festat e fundvitit, ata janë rikthyer, por ndërkohë e kishin organizuar planin e arratisjes dhe mbrëmë gjatë kontrollit nuk u gjetën në ambientet e izolimit, duke vënë në alarm autoritetet.

Dy shqiptarët e arratisur
A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ndërprerja e energjisë elektrike, burime për Report Tv: Ka rënë linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull

Ndërprerja e energjisë elektrike, burime për Report Tv: Ka rënë linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull