ATHINË - Dy shqiptarë janë ndaluar para se të arratisen nga burgu i Koridhalosit në Greqi gjatë ditës së sotme.

Bëhet e ditur se, të burgosurit kishin prerë me fletë-sharrë hekurat e dritareve të burgut dhe kishin dalë në oborr por pa mundur që të dalin nga rrethimi .

Në këtë moment ata janë parë nga rojet dhe janë kapur pa e çuar deri në fund arratisjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit të sotëm, kur dy shqiptarët me disa litarë të improvizuar kanë zbritur në oborr.
carcaf litar
(Në foto: Çarçafët litar të bërë nga shqiptarët për tu arratisur nga burgu)  Foto të tjera

Dy shqiptarët ishin të burgusor në krahun C të burgut të Koridhalosit, që sipas drejtuesve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit është edhe zona më e qetë.
 
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)