Greqi/ Dy teste falas për çdo qytetar +5 vjeç për festa! Mitsotakis anulon testimin e detyrueshëm: I padrejtë

Kryeministri grek Kyriako Mitsotakis është tërhequr nga vendimi për testim të detyrueshëm, duke vendosur t’i shpërndajë çdo qytetari mbi 5 vjeç, nga dy teste falas. Njëri testim duhet bërë gjatë festave, ndësa tjetri në janar. Në të gjitha farmacitë greke ka nisur shpërndarja e dy testeve falas për një mbikëqyrje sa më të fortë epidemiologjike gjatë Krishtlindjeve.

Testet do të jenë të disponueshme për qytetarët mbi 5 vjeç dhe testimi do të ofrohet nëpër farmaci. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i marrin këto teste dhe t’i aplikojnë.

Kreu i qeverisë greke foli edhe për anulimin e vendimit për për teste të shpejta të detyrueshme për të hyrë në ambiente argëtimi, duke deklaruar se kjo masë i ishte dukur e padrejtë.

"Në fund do të ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar. Kështu që në vend që t'u imponoja diçka të gjithëve, zgjodha t'u besoja të gjithëve. Dhe pikërisht për këtë shteti do të ofrojë edhe dy autoteste falas për të gjithë popullatën. Duke rekomanduar që e para të përdoret gjatë festave dhe e dyta menjëherë pas Vitit të Ri."-shprehet Mitsotakis.

Ndërkohë shumë vende të tjera europiane kanë vendosur shtrëngimin e masave kufizuese, në mënyrë që festat e fundvitit të mos ndikojnë në përkeqësimin e situatës epidemiologjike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit