GREQI/ Dyshohen për vrasjen e dy mafiozëve grek Skaftouros dhe Rubetis, arrestohen 5 persona, mes tyre një shqiptar

GREQI/ Dyshohen për vrasjen e dy mafiozëve grek Skaftouros dhe Rubetis, arrestohen 5 persona, mes tyre një shqiptar

Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis

Policia greke ka arrestuar 5 persona të dyshuar si ekzekutorë të dy prej mafiozëve më të njohur në vend, Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis.

Të dy janë ekzekutuar prej grupeve rivale. Mësohet se përveç 5 të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.

Janis Skafturos u ekzekutua me 15 plumba në prill të vitit 2022. Ndërsa Vassilis Roubetis u ekzekutua në qershor të vitit 2023 në Korydallos.

Policia e greke kreu disa bastisje, ku u arrestuan dy gjeorgjianë, ndërsa tre të tjerëve iu bastisën shtëpitë. Aktualisht ndodhen në drejtorinë e policisë se Atikës dhe po merren ende në pyetje.

Nuk dihet nëse do të arrestohen apo do të lirohen. Mes tyre është një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ende nuk dihet identiteti i dy të ndaluarve të tjerë. Janë lëshuar disa urdhër arreste dhe u përkasin personave që kanë marre pjesë në ekzekutimin e Janis Skafturos(Xhaxha Xhoni) Vasilis Rubetis(Rambo) dhe kunatit të Rubetit (Njonjos), raportojnë mediat greke.

Mësohet se veç pesë të arrestuarve janë vënë në kërkim ndërkombëtar edhe disa persona të tjerë të cilët janë larguar jashtë vendit.

Burime policore thanë se arrestimet e sotme nuk kanë lidhje me ekzekutimin pak ditë më parë të një tjetër eksponenti të mafias greke, Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekutua me 97 plumba një një pikë karburanti pronë e tij. Operacioni vazhdon dhe gjatë orëve në vazhdim.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur