GREQI- Ekzekutohet në Greqi një shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Mitilin në Egjeun lindor. Bashkë me shqiptarin ështe vrarë edhe një shtetas grek. Policia greke bëri të ditur se shqiptari është identifikuar si Feim Meta dhe ishte 39 vjec, ndërsa shtetasi grek 30 vjec. Trupat e pajetë të dy viktimave, u gjetën nga një kalimtar i rastit.
Sipas policisë dy viktimat ishin qëlluar nga afër me armë zjarri teksa ndodheshin në makinën e tyre, ndërsa ktheheshin nga puna, në një zone në periferi të ishullit.
Pasi i kanë ekzekutuar, autorët i kanë vënë flakën makinës në të cilën ndodheshin viktimat. Pista e parë bmi të cilën janë përqendruar hetimet është ajo e larjes së hesapeve, por nuk përjashtohet mundësia që viktimat të jenë bërë dëshmitarë të ndonjë ngjarjeje dhe janë ekzekutuar për të mos dëshmuar.
Ishulli i Mitilint konsiderohet nga policia greke dhe kjo është vrasja e parë që ka ndodhur në këtë ishull gjatë viteve të fundit.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com