Zëvendësministri grek i Sigurisë Publike, Yannis Panusis, tha se e shikon pozitive përfshirjen e emigrantëve dhe pjesëtarëve të pakicave në Policisë Greke.
 
Panusis i cili ka mbajtur një fjalim në Federatën e Punonjësve të Policisë së Greqisë tha se: "Në një shoqëri multikulturore ka nevojë për një polici multikulturore. Ky komunitet social i përjashtuar më parë duhet të përfshihen në polici. Në një rajon me një demografi të veçantë nëse ka nevojë për të siguruar sigurinë publike duhet të kuptojmë saktësisht se çfarë ndodh atje".
 
Panusis, theksoi se pranimi i emigrantëve dhe anëtarëve të pakicave në strukturat e policisë do të ketë një normë prej 5 për qind. Panusis, duke u shprehur se çështja e ristrukturimit në Policinë Greke do të jetë në rend të ditës javën e ardhshme ai ka theksuar se e rëndësishme është që policia të pajtohet me qytetarët.
 
Pranimi i emigrantëve dhe anëtarëve të pakicave në Policinë Greke në vitet e fundit shikohej si një temë me rezerva. Tema në fjalë edhe pse erdhi në rend të ditës për herë të parë me iniciativën e Federatës së Punonjësve të Policisë në vitin 2005 deri në ditët e sotme nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret./AA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)