Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në afërsi të sheshit "Omonia", në qendët të Athinës. Mësohet se ngjarja ndodhi pas një sherri në një lokal, mes kamarieres dhe një klienti me origjinë irakene.
Sipas policisë, sherri filloi pasi irakeni ngacmoi kamerieren që punonte në lokal, në pronësi të një shtetasi shqiptar. E reja kërkoi ndihmën e pronarit, i cili mbërriti së bashku me një mikun e tij.
Nuk vonoi shumë dhe palët filluan të konfliktohen, derisa irakeni nxori pistoletën dhe qëlloi mbi shtetasin Vangjel Kremidha, nga fshati Kalcat i Sarandës dhe mikun e tij.
Kremidha humbi menjëherë jetën, ndërsa pronari i lokalit mbeti i plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Në spital u dërgua edhe një kalimtar i rastit për shkak se u plagos nga një plumb që bëri rikoshet.
Polici greke ka identifikuar shtetasin irakian dhe e ka shpallur në kërkim atë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com