Fermerët në Greqi do e kanalizojnë protestën e tyre duke bllokuar vetëm mjetet tregtare me qëllim për ti ushtruar presion qeverisë. Vendimi u mor nga grupimet e tyre të cilët kanë vendosur që bllokadat të vijojnëtë paktën deri për Krishtlindje. Këtë të hënë ata vazhduan me bllokadën simbolike të tunelit Tempi për disa orë. Synimi siç ata deklarojnë për “To Vima”: është që të lejohet kalimi i makinave dhe autobusëve të pasagjerëve dhe të bllokohen mjetet tregtare, për të ushtruar presion mbi qeverinë.

Të martën, pritet që ata të vazhdojnë me vendosjen e traktorëve në kryqëzimin e Nikea-s, duke zbatuar kështu vendimin e mbledhjes kombëtare të bllokadave rrugore, i cili parashikon lehtësimin e kalimit për udhëtarët gjatë sezonit festiv.

Në Rajonin e Epirit, bujqit, blegtorët dhe bletarët vazhdojnë protestat e tyre në katër bllokadat që janë ngritur në Arta, Louro në Prevezë, në Janinë dhe Igumenicë.

Të dielën, Kryeminsitri Kiriakos Mitsotakis, përsëriti ftesën për dialog por tha se qeveria është kundër absurdit.

Ai tha se nga lista me 27 kërkesa të bujqve, shummica janë plotësuar dhe vetëm 7 nuk mund të zgjidhen, pasi bien në kundërshtim me rregullat themelore evropiane dhe funksionimin e Politkës Bujqësore të Përbashkët.

Mitsotakis I akuzon fermerët për një refuzim steril të dialogut edhe pse ndaj tyre shpalli javën e kaluar, një paketë ndihme prej 150 milion eurosh që do të nisë të paguhet muajt e parë të 2026-ës.

Ndërkohë Mitsotakis sheh forcën e tij politike të humbë mbështetje edhe tek qytetarët, pasi rezultatet e një sondazhi të fundit, thonë se ata mbështesin fermerët në betejën për subvencionet dhe kërkesat ndaj qeverisë.

“Demokracia e Re” ka humbur mbështetje sidomos në popullsinë rurale në muajin nëntor në sondazhin e Metron Analisys, që e nxjerr partinë qeverisëse me 21% mbështetje nga 22.6% që ishte në të kaluarin, ndërsa 81% e të pyeturve I shohin si të drejta kërkesat e fermerëve.