ATHINË, 25 janar /ATSH-AFP-ANSA-ANA-MPA/ - Filluan sot në orën lokale 07:00 zgjedhjet e parakohshme parlamentare greke, të konsideruara kritike për të ardhmen e vendit ballkanik.
Procesi zgjedhor do të mbyllet në orën lokale 19:00.
Në këto zgjedhje janë thirrur 9 808 760 persona, të cilët do të votojnë në 19 449 qendra votimi.
Identifikimi i votuesve do të bëhet nëpërmjet leterënjoftimit, lejes së drejtimit të mjetit apo librezës shëndetësore.
Partitë kryesore që pretendojnë të futen në parlamentin e ri janë "Demokracia e re", SYRIZA, "Lumi", PASOK, "Agimi i artë" dhe Lëvizja e Socialistëve Demokratë./ a.jor.