Greqi, gjendet minorenia greke,
arrestohet shqiptari 23-vjeça

Greqi, gjendet minorenia greke,<br />arrestohet shqiptari 23-vjeça
GREQI - Minorenia greke, Kristina Krassa, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj në Spata të Atikës, është gjetur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Pageu të Kavalës. Për arsye të ndryshme ajo është çuar në spitalin e Kavalës, ndërsa rreth mesditës së sotme, është arrestuar edhe 23-vjeçari shqiptar, Marjon Ajazi, që u akuzua për rrëmbimin e saj.

Lajmi për gjetjen e minorenes greke, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj në Spata e kishte bërë të ditur “Buzëqeshja e Fëmijës” si edhe policia. Me t'u publikuar fotografitë e saj persona të ndryshëm kanë telefonuar në polici për të dhënë  informacion për “çiftin” e arratisur.

Sipas policisë dhe "Buzëqeshjes së fëmijës", minorenia greke është dorëzuar në polici nga një i njohur i 23 vjeçarit shqiptar Marjon Ajazi. Minorenia greke, Kristina Krassa është mirë nga ana shëndetësore, por ka disa shembje, jo nga keqtrajtimi, por nga goditje të ndryshme në trup, për shkak të zonës së thepisur e malore ku fshihej.
minorene greke
(Foto: Shqiptari i akuzuar për rrëmbim, Marjon Arjani dhe minorenia Kristina Krassa)

Ndaj 23 vjeçarit shqiptar është kaluar në ndjekje penale, pasi akuzohet për rrëmbim personi. Sipas të dhënave që shqiptari ka publikuar në Facebook, ai punon di DJ në Kavala dhe deklaron se interesohet për t’u njohur me femra. Kohët e fundit ai kishte një kontakt të shpeshtë me minorenen greke dhe i kishte mbushur mendjen të largohej me të, duke shfrytëzuar edhe gjendjen e situatën e keqe familjare të vajzës.

Me urdhër të prokurorisë së Athinës janë dhënë për mediat emri dhe fotografitë e shtetasit shqiptar, ndërkohë që është duke hetuar edhe për pjesëmarrjen e të riut shqiptar në akte të tjera kriminale.Shtetasi shqiptar quhet Marjon Ajazi, i biri i Fatmirit dhe i Razies, lindur në 25 mars 1990 në Shqipëri.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim