Greqi, gjendet pranë kufirit me Shqipërinë një kafkë njeriu, dyshohet se i përket Bledar Terpollarit

Është gjetur një kafkë njeriu në Preveza të Greqisë. Një punëtor pastrimi është përballur me një skenë makabër pranë një zonë industriale në Prevezë, Greqi. Teksa ai po merrej me pastrimin e një kanali, kazma e tij është ndeshur me një kafkë njeriu.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka filluar hetimet për rastin, ndërsa kafka është dërguar në një laborator në Athinë. Dyshimet e para janë se kafka e gjetur mund t`i përkasë 26-vjeçarit shqiptar Bledar Terpollari, nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet pa kokë dy vite më parë.

Viktima Bledar Terpollari, të cilit dyshohet se i përket kafka e gjetur 

Për këtë vrasje janë dënuar në Greqi dy shqiptarë. Në vendimin e Gjykatës thuhej që vrasja ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të trafikut të drogës. Autorësinë e krimit e mori përsipër, Krenar Terpollari, atëherë 27-vjeç, i cili u dorëzua në policinë e Tiranës. Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mijë euro të fituara nga shitja e drogës në Greqi. Bledar Terpollari nga Backa e Skraparit u vra pranë kufirit shqiptaro-grek ne Gliki, Igumenicë. Ai është varrosur pa kokë, pasi ajo nuk u gjet kurrë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete