ATHINE - Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri gjatë vizitës së tij në Athinë është takuar sot me Ministrin e Energjisë së Greqisë Janis Maniatis ku diskutuan në lidhje me mardhënjet e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e energjitikës veçanërisht në projektet e përbashkta siç është edhe projekti TAP.
Në fajlën e tij ministri Gjiknuri e konsideroi projektin e gazsjellёsit me rёndёsi thelbёsore edhe nё kuadёr tё forcimit tё marrёdhёnieve mes dy vendeve. Gjiknuri njohu ministrin grek me fazёn nё tё cilёn ndodhet projekti TAP nё Shqipёri dhe pёrpjekjet e qeverisё pёr tё rritur nivelin e pёrfitimeve lokale nga ky investim. Gjithashtu ministri Gjiknuri tha se tanimё ka nisur puna edhe pёr tё mundёsuar hartimin e njё masterplani pёr gazifikimin e vendit.
“Diskutuam për projekte të përbashkta siç është projekti TAP si dhe benefitin më të madhë për të dy vendet nga ky projekt, si dhe çështje të bashkëpunimit dhe në fusha të tjera të gazit dhe naftës pasi dhe Shqipëria dhe Greqia, sidomos në detë kanë një strukturë të pëtafërt gjeografike e cila mund tu shërbej shumë mirë të dyja vendeve dhe mund të kthehet një fushë e mirë për bashkëpunim të zhvillimit të mëtejshëm në fushën energjitike.” tha ministri Gjiknuri.
Ndёrkaq, nga ana e tij ministri Maniatis insistoi se ky ёshtё njё moment shumё i mirё qё Shqipёria dhe Greqia duhet ta shfrytёzojnё pёr tё koordinuar veprimet dhe rritur shkallёn e bashkёpunimit nё fushёn e gazit dhe tё energjisё.
"Në përgjithësi, unë mendoj se ne jemi në një kohë shumë të mirë, ku marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen më shumë dhe të forcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy vendeve duke mbështetur njëri tjetrin. Nuk është vetëm gazsjellësi TAP që na bashkon. Sigurisht TAP është një projekt i madh, projekt simbolik, i cili i afron më shumë dy vendet tona në bashkëpunim. Po ne do të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë në këtë program ." tha Maniatis
Gjatë takimit u ra dakort edhe për krijimin e një Komiteti të përbashkët pune, Komiteti teknik, mes dy ministrive, për shkëmbimin e politikave reciproke energjitike dhe për të punuar për projekte të përbashkta, duke pasur parasysh edhe mbështetjen e Greqisë në Komisionin Europian, për promovimin e projekteve të cilat kanë interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sipas ministrit Gjiknuri, Komiteti shumë shpejt do të fillojë nga puna për të diskutuar mbi politikat e përbashkëta të çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë.
“Gjithashtu ram dakord që të krijojmë një komitet të përbashkët pune mes dy ministrive, për të shkëmbyer politika reciproke energjitike dhe për të punuar për projekte të përbashkta, qoft edhe me mbështetjen e Greqisë në Komisionin europian, për tëpromovuar projekte të cilat kanë interesë për Shqipërinë dhe për Greqinë. Shumë shpejt Komiteti do të fillojë nga puna, për tëdiskutuar mbi politikat e përbashkta të çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë.” u shpreh Gjiknuri
Ndërsa ministri grek i shprehu homologut të tij Gjiknuri mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Ju e dini shumë mirë se Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe në këtë drejtim ne jemi të përgatitur dhe kemi vendosur të japim të gjithë përvojën që kemi fituar për të mbështetur me ekspertizë në këtë drejtim.” tha ministri grek Maniatis.
GJIKNURI TAKIM ME SEKRETARIN E PЁRGJITHSHЁM PЁR MARRЁDHЁNIET EKONOMIKE
Gjatё qёndrimit nё Athinё, Ministri Gjiknuri pati njё takim edhe me Sekretarin e Pёrgjithshёm pёr Marrёdhёniet Ekonomike nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Greqisё, Panagiotis G.Mihalos.
Nё kёtё takim u vlerёsua se projekti i gazsjellёsit TAP duhet tё shihet si njё mundёsi pёr tё krijuar forma bashkёpunimi nё fushёn e energjisё.
Ministri Gjiknuri u ndal nё kёtё takim tek reformat qё po ndёrmerr qeveria e Shqipёrisё pёr tё rritur interesin e investitorёve tё huaj nё vend. Gjiknuri deklaroi se vihet re njё rritje e interesit tё kompanive tё huaja pёr tё shqyrtuar mundёsi investimi.
Gjithashtu, Ministri Gjiknuri garantoi Mihalos se po ndёrmerren gjithashtu reformat e duhura pёr tё avancuar nё drejtim tё procesit tё integrimit evropian tё Shqipёrisё.
Nё kёtё pikё, ministri Gjiknuri vlerёsoi mbёshtetjen e Greqisё duke nёnvizuar se Shqipёria meriton njё vendimmarrje pozitive nё qershor pёr statusin kandidat.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com