ATHINË - 13 shkurt /ATSH-AFP/ - Bursa e Athinës shënoi një rritje prej më tepër se 7% në shkëmbimet e para të ditës së sotme, duke pasqyruar optimiwmin e tregjeve lidhur me mundësinë e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe zonës euro për financimin afatmesëm të vendit.
Treguesi Athex, i cili u rrit me 7,6% gjatë shkëmbimeve të para, shënoi një rritje prej 6,42% në orën 08:54, përpara rifillimit të bisedimeve teknike në Bruksel mes Greqisë dhe huadhënësve të saj duke lënë të parashihet mundësia e një marrëveshjeje gjatë mbledhjes së vendeve të zonës euro të hënën e ardhshme./irmapu/








