GREQI- Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga mediat greke, ka humbur jetën në qeli teksa po vuante dënimin në burgun e Trikalas.

35-vjeçari nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme nga rojet e burgut për numërimin e mëngjesit, dhe pas një kontrolli nga mjekët u vërtetua edhe vdekja e tij.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes të së riut shqiptar, por rasti është ende duke u investiguar nga policia e vendit fqinj.

Artikulli i publikuar nga trikalavoice.gr

Rasti më i bujshëm i humbjes së jetës së një shqiptari në burgjet greke, është ai i Ilia Karelit, i cili u rrah barbarisht me mjete të forta. I lënë vetëm në krizat e hemorragjisë së brendshme 42-vjeçari humbi jetën në qeli.