Greqi: Humb punën, plagos 2
e merr peng 2 kolegë të tjerë

Greqi: Humb punën, plagos 2 <br />e merr peng 2 kolegë të tjerë
KOMOTINI (Greqi) – Një njeri i armatosur ka plagosur dy kolegë në një fabrikë në qytetin Komotini, në Greqinë veri-lindore, dhe po mban peng dy të tjerë, bëri të ditur policia vendase.
 
Të dy të plagosurit – një menaxher dhe një punëtor i fabrikës - janë dërguar në spital ndërsa raportohet se kushtet e tyre nuk përbëjnë rrezik për jetën. Sipas BBC, policia po negocion me pengmarrësin për ta bindur atë që të lirojë dy pengjet, të cilët njoftohet të jenë dy shoferë.

Burime policore i thanë medias lokale se personi në fjalë ishte pushuar nga puna e tij rreth 8 muaj më parë në fabrikën ku ka ndodhur sulmi. Burime gazetareske flasin për një njeri të moshës rreth 60 vjeç.

Fabrika në të cilën punonte pengmarrësi kohët e fundit ka pushuar rreth gjysmën e personalit prej 300 veta për shkak të krizës në të cilën ndodhet Greqia. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit