ATHINË, 24 nëntor /ATSH-AFP/ - Lufta kundër papunësisë në masë duhet të përbëjë një prioritet për Greqinë që, pa masa të ashpra, rrezikon të përballet me një krizë sociale afatgjatë dhe vetëm në vitin 2038 të arrijë nivelin e punësimit para recesionit, theksoi sot Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
"Pas gjashtë viteve në recesion, ekonomia greke ka treguar shenja përmirësimi, por një rikthim në nivelin e punësimit para krizës mund të kërkojë shumë vite nëse nuk merren masa shtesë, shkruan ILO në një raport prej 200 faqesh të titulluar "Punësimet produktive për Greqinë".
Në një komunikatë, organizata përmend rrezikun e një krize sociale afatgjatë.
Sipas ILO-s, që ka parashikuar një progresim të punësimit prej 1,3 për qind në vit në vitet e ardhshme, Greqia  mund të arrijë vetëm në vitin 1938 sasinë e vendeve të punës të humbura gjatë krizës.
"Më shumë se 70 për qind e të papunëve janë në kërkim të një pune që prej më shumë se një viti dhe pothuajse gjysma e tyre që prej më shumë se dy vjetësh, gjë që përbën një problem të madh, si përkeqësimi i kompetencave dhe përjashtimi social", shkruan organizata.
Ekspozimi ndaj varfërisë, që ishte vetëm mbi 20 për qind para vitit 2008 ka prekur tashmë 40 për qind të popullsisë", vijon dokumenti.
ILO parashikon një strategji që bashkon masat e urgjencës dhe reformat strukturore mes të cilave krijimi i vendeve të punës dhe formimi i ndihmave për të rinjtë, inkurajimi i ekonomisë sociale dhe solidare, lufta kundër punës së zezë, vendosja e fondeve të kërkimit dhe zhvillimit, përmirësimi i mjeteve të financimit të ndërmarrjeve, riforcimi i lidhjeve mes ndërmarrjeve dhe instituteve të kërkimit.
ILO u shpreh gjithashtu për një përmirësim të nivelit të pagave pas një krize që ka shkaktuar ulje të pagave në Greqi, si një asnjë vend tjetër në Evropë./
/ec/  A.JOR.