GREQI-ITALI- Dy politikanë të forcave ekstreme në shtetet fqinje, Greqi dhe Itali, ditët e fundit janë bërë protagonistë të kronikave të medieve të vendeve të tyre, pikërisht për shfaqjet e racizmit kundër shqiptarëve. Rasti i parë i përket Jason Bibby, deputeti i Agimit të Artë, në Janinë, i arrestuar pak ditë më parë pasi u kap me një xhip, me targa të rreme regjistrimi. Ai kishte sulmuar dhe rrahur në stacionin e policisë së Janinës, 3 studente femra. Njëra nga nxënëset e përshkroi incidentin duke thënë se "Papritmas e kuptuam se një njeri ecte nxitimthi në zyrë. Gjëja e parë që ai bëri ishte që na goditi të trejave sëbashku. Me një dorë na vuri prangat”. Ndërkaq, pikëpamjet rraciste deputeti i kishte shfaqur edhe në revistën “Options” të Janinës, teksa atij i’u kërkua të tërhiqte deklaratat.

Mirëpo si përgjigje morën fjalën e Jasonit “Askush nuk guxon të fyejë dhe të poshtërojë historinë greke të grekëve që kurrë nuk iu dorëzuan zgjedhës turke”. Ndërkaq, i’u drejtua dëshmitares në gjyq me fjalët “kjo grua përfaqëson të këqijtë shqiptarë, një brez që varfëroi grekët”. Forcat e Agimit të Artë në Janinë kanë arrestuar dhe deportuar punëtorët shqiptarë për deklaratat fyese dhe provokative kundër njësisë elite speciale të Policisë Greke Ekam-OPKE. Apeli i fundit që i erdhi Greqisë nga “Human Rights Ëatch” ishte ai i 3 dhjetorit të këtij viti, ku organizata që monitoron të drejtat e njeriut u bën thirrje organizmave qeveritare t’i trajtojnë me dinjitet të huajt që jetojnë në vendin e tyre.

Episodi i dytë i racizmit me shqiptarët është ai me “Lega Nord” në Itali, ku protagonist është bërë Alessandro Morelli, udhëheqës i Lidhjes Veriore në këshillin e qytetit të Milanos. Në Radio Padania dhe në facebook ai ka propozuar që ti dërgojë emigrantët në punë të detyruar, që të shlyejnë kujdesin që u është dhënë prej vitesh. Në Radio Padania, në fakt përgjigjet vijnë menjëherë dhe shumë nga komentuesit janë me të vërtetë të zhgënjyer që Morelli është shumë larg maturisë dhe që propozon zgjidhje për të varfërit në mënyrë mesjetare. Në Itali, përveç Lega Nord, ka edhe parti të tjera ekstremiste që kërkojnë largimin e menjëhershëm të shqiptarëve, duke i cilësuar ata problemin e vetëm për të gjitha të ligat që i ndodhin kombit të tyre.

(Ne foto: Alessandro Morelli)
 
Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)