Greqi- Një supervjedhje ndodhi shtatorin e kaluar në Greqi, ku një bandë grabitësish të dyshuar shqiptarë arritën të bastisnin valutë dhe ar në vlerën e të paktën mbi 1,5 mln eurove.
Media e vendit fqinj ka publikuar së fundmi edhe pamjet nga kjo grabitje spektakolare, e denjë për filma policorë, teksa aksidenti me pasojë vdekjen e një prej anëtarëve të grupit, shtetas shqiptar, u bë shkak që të zbardhej kjo grabitje e bujshme.
Janë pamjet e kamerave të sigurisë, kur anëtarët e bandës hynë në një shtëpi në Nea Erythraia dhe u larguan “të ngarkuar” me mijëra çantat e mbushura me mijëra euro, shufra ari dhe paund britanikë.
Pamjet tregojnë hyrjen dhe daljen e autorëve.
Ajo që bie në sy është çanta që mban njëri prej tyre. Ndërsa në fillim e mban lirshëm në shpinë, e më pas e mban fort në dorë, me lëkundjen e saj që dëshmon edhe peshën e rëndë nga shufrat e arit.
Vjedhja ka ndodhur në fillim të shtatorit të kaluar, ndërsa në hetimin e çështjes ka luajtur një aksident trafiku me fatalitet i ndodhur në Theologos të Fthiotidës, me viktimë një të ri nga Shqipëria, edhe ky i dyshuar si i përfshirë në grabitje. Aksidenti mendohet se ka ndodhur në tentativë arratisjeje. Dhe kjo pasi autoritetet i gjetën në makinë një çantë shpine me mijëra euro, ndërsa nga telefoni i 35-vjeçarit me origjinë shqiptare, konstatuan se ai ndodhej në zonë ditën e grabitjes.
Në të njëjtën kohë, me heqjen e sekretit telefonik, dolën informacione edhe për tre persona të tjerë për të cilët kishte urdhër arresti, të përfshirë në këtë krim, informon media greke.
Të tre personat u arrestuan më pas në Pire dhe Beoti, ndërsa nga kontrollet u gjetën 87 mijë euro, 7 celularë, një detektor metali, një peshore elektronike precize, si dhe rroba të përdorura në grabitje.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
53.9%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare
19 Dhjetor, 12:27
-
E rëndë në Greqi/ I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, rrëzohet nga kati i katërt i një apartamenti në Selanik
19 Dhjetor, 09:02
-
Kaosi në Kuvend, media greke jehonë përplasjes së opozitës me Gardën: Ndezën flakadanë dhe i hodhën ujë kryetarit të parlamentit
18 Dhjetor, 14:51
-
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari për krimin e dyfishtë
18 Dhjetor, 08:27
-
Spiropali takim me komunitetin shqiptar në Greqi: Të angazhuar për të arritur marrëveshjen për pensionet
17 Dhjetor, 18:32
-
Athinë/ Spiropali takim me Ministrin e Mbrojtjes: Shqipëria dhe Greqia, bashkëpunim strategjik për sigurinë
17 Dhjetor, 09:47
-
Greqia e ‘paralizuar’ nga protestat! Aksi Kakavijë-Janinë edhe sot i pakalueshëm për 3 orë! Do të lejohen vetëm mjetet që kanë emergjenca
17 Dhjetor, 08:58
-
Greqi/ Qeveria lë të hapur mundësinë e një pakete ndihme! Fermerët mosbesues: Bllokada edhe për festa! Mitsotakis do të flasë në parlament
16 Dhjetor, 12:48
-
Spiropali në Athinë: Të hiqet ligji i luftës! Çështjen e detit e zgjidhim sipas të drejtës ndërkombëtare! Të njohim pensionet
16 Dhjetor, 10:40
-
Spiropali vizitë zyrtare në Athinë 16-17 dhjetor, do të pritet nga presidenti dhe homologu grek, në fokus mbështetja e Greqisë për integrimin në BE
15 Dhjetor, 16:26
-
'Provokimi' i gazetës greke: Sa ‘shqiptar’ ishte Gjergj Kastrioti apo Skënderbeu, çfarë fsheh varri i harkuar në Manastirin e Çilandarit në Malin Athos?
15 Dhjetor, 14:45
-
Greqi/ Fermerët refuzojnë takimin me Mitsotakis, i dërgojnë një listë kërkesash qeverisë
15 Dhjetor, 14:17