GREQI - Një numër i konsiderueshëm emigrantësh nuk do të paguhen më me para në dorë, por me kuponin e quajtur “ergosimo”, siç parashikohet në projektligjin që Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore ka paraqitur në parlament për miratim.

Projektligji parashikon gjithashtu rritjen me 10% të kontributit për sigurime shoqërore, si dhe i bën më të ashpra kushtet për përfitimin e kompensimeve nga IKA dhe OAED.

“Ergosimo” ishte një risi e sanksionuar nga qeveria Papandreu në vitin 2010, por që u zbatua në mënyrë fragmentare, pasi “kuadri ligjor ishte i mangët dhe shkaktoi humbje të ardhurash, teksa punonjësit që paguheshin me ¡ergosimon¢ derdhnin kontribute shumë të ulëta për sigurimet shoqërore (20% kundrejt 34,65% që është ky kontribut për të siguruarit e tjerë), ndërsa përfitonin kompensime të plota, me rezultat nga njera anë të rëndohej buxheti i IKA-s dhe nga ana tjetër, të ekzistonte një trajtim i pabarabartë në dëm të të siguruave të tjerë”, siç nënvizohet në raportin që shoqëron projektligjin.

Tani, mbi bazën e rregullimeve të reja që do të saksionohen me miratimin e projektligjit:

1. Rritet pagesa e kontributit për sigurime shoqërore, nga 20% në 30%.

2. Hiqet dyfishimi i ditëve me siguracion prej ergosimos që ishte në fuqi deri tani dhe vendoset detyrimi për 25 ditë siguracione në muaj, ose 300 ditë në vit (në vend të 30 ditëve në muaj dhe 360 në vit që ishte deri më tani).

3. Pagesa me ergosimo shtrihet edhe në të paktën dy kategori të reja ku thuhet se evidentohet një evazion i madh fiskal: në shërbimet e pastrimit, si dhe në kopshtari, “përderisa personat që kryejnë këto shërbime nuk janë punonjës apo ortakë firmash biznesi”.

Çfarë është ergosimo

Ergosimo është një bllok çeqesh me vlerë të përcaktuar, që përmban vlerën monetare të pagës dhe të siguracionit. Punëdhënësi do ta blejë këtë bllok çeqesh në banka, në zyrat postare (ELTA) apo në qendrat e shërbimit të qytetarëve (KEP).

Kur të vijë puna për të paguar punonjësin nuk do t¢i japë para në dorë, por do t¢i japë një çek, të cilin punonjësi do ta thyejë në një nga institucionet e sipërmendura (bankë, ELTA, KEO), dhe do të marrë vlerën e parave, pasi do të jetë mbajtur vlera që i takon kontributit për sigurimet shoqërore.

Në mënyrë analitike, me ergosimon do të paguhen dhe sigurohen detyrimisht, kategoritë e meposhtme:

1. Personeli që punon në shtëpi dhe ofron punë të varur apo shërbime, që paguhet me orë apo me ditë, në periudha të caktuara kohore apo jo, në një ose në më shumë punëdhënës.

Në këtë kategori përfshihen: Ndihmëset shtëpiake, kopshtarët, zanatçinjtë që bëjnë meremetime të vogla e që nuk konsiderohen si punë ndërtimi, dhënia e mësimeve private, kujdesi për personat e moshuar, shërbimet estetike, (permanent, trajtim fytyre dhe trupi), kujdesi spitalor.

2. Punonjësit në sektorin e bujqësisë apo në sektorë të tjerë që deri më tani sigurohen në OGA. Më tej, me ergosimon mund të sigurohen edhe punonjësit sezonalë që merren në punë në periudhat e pikut të stinës.
Në këtë kategori të emigrantëve, të cilët nuk do të paguhen më me para në dorë përfshhen edhe ata emigrantë, të cilët do të emigrojnë në Greqi për punë sezonale dhe në bazë të marrëveshjeve të miratuara nga dy shtetet.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)