Policia greke ka sekuestruar 104 kg kanabis pas një ndjekje të një mjeti që vinte nga Shqipëria.
/Shqiptarja.com
Ndalimi i mjetit është bërë në Agio Dimitri ku dhe janë gjetur 29 pako me marijuanë me peshë totale 104 kg.
Në prangat e policisë kanë rënë drejtuesi i mjetit një 30 vjeçar grek dhe pasagjerja një 21-vjeçare rumune.
Policia greke ka shpallur në kërkim edhe një 30-vjeçar shqiptar, i cili ishte pronari i mjetit me të cilin po transportohej lënda narkotike.
[gallery]24832[/gallery]
Er.K/Shqiptarja.com

FOTO










