Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 163 kilogramë marijuanë, ndërsa ka arrestuar 3 persona identiteti i të cilëve nuk bëhët i ditur. Gjithashtu janë sekuestruar dhe dy automjete të cilat bashkëpunonin për të transportuar lëndën narkotike.

Lënda narkotike është sekuestruar në Artë, pas një ndjekje  të gjatë nga autoritetet greke.

Operacioni  i policisë vijon akoma, ndërdsa mesohet se jane kapur dy mjete, njëra shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjera ishte e ngarkuar me drogë.

Deri tani është arrestuar një shqiptar 32-vjeç dhe dy grekë nga 44-vjeç secili

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com