Ky është bilanci i një operacioni të policisë greke të finalizuar mesditën e se dielës në Filat.
Lënda narkotike u kap në një automjet në aksin rrugor Konispol-Filat, ndërsa mësohet se policia e shtetit fqinj kishte dijeni për sasinë e drogës.
Policia Greke arrestoi gjashtë persona, katër nga të cilët janë shqiptar dhe dy greke, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe pesë shtetas të tjerë.
Këta të fundit dyshohet se kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë, ndërsa në lëvizje janë vënë edhe forcat e policisë së Sarandës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)