Policia ka arrestuar një shtetas grek që transportonte drogën, ndërsa ka sekuestruar lëndën narkotike e cila po transportohej drejt Greqisë.
Sipas policisë greke, droga është transportuar deri në kufi nga shqiptarët, ndërsa më pas transportohej nga shtetasi grek nga Kakavija në Trikalla me një automjet me targa greke.
Ndërsa, ndalimi dhe sekuestrimi i 203 kg hashash është mundësua nga policia e Janinës gati 10 km në thellësi territorit grek.
Ndërkaq, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)