Greqi, kapen 400 kg mariuanë
vinte nga Lazarati, në pranga 2 grekë

Greqi, kapen 400 kg mariuanë<br />vinte nga Lazarati, në pranga 2 grekë
GREQI- Nga një operacion i policisë grekë në kufirin mes zonës së Janinës dhe Gjirokastrës është bërë e mundur kapja e 400 kg mariuanë. Sipas policisë 230 kg mariuanë është gjetur në afërsi të kufirit me Shqipërinë, kurse pjesa tjetër prej 170 kg është gjetur në automjetin e drejtuar nga 2 shtetas grekë.

Policia greke kishte informacion të sigurtë nga burimet e veta të policisë së Gjirokastrës për sasinë e drogës që do të trafikohej prandaj dhe kishte ngritur dy postoblloqe, ku ka bërë të mundur kapjen e sasisë së mariuanës.

Dy shtetasit grekë, 21 dhe 24 vjeç kanë dashur t’i shmangen policisë, por rreth 10 km në hyrje të territorit grek, në rrugën që të çon nga Kakavija në Janinë janë ndeshur me forcat e policisë.

Pak minuta më vonë policia arrin të zbulojë dhe sasinë tjetër prej 230 kg mariuanë, në afërsi të kufirit shqiptar.

Dy shtetasit grekë kanë pranuar se sasia e mariuanës e kanë marrë në kufirin midis dy shteteve dhe kanë qenë 2 persona, shtetas shqiptarë që i kanë shitur drogën.

Sipas informacioneve Mariuana vinte nga lazarati dhe kishte si destinacion shtetin grek.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ 68 vjeçari u gjet i vrarë, autorët e grabitën dhe goditën me sende të forta, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja në banesën e të moshuarit

Vlorë/ 68 vjeçari u gjet i vrarë, autorët e grabitën dhe goditën me sende të forta, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja në banesën e të moshuarit