Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Artë të Greqisë, pasi policia greke i ka kapur me 55 kilogramë kanabis.

Dy shqiptarët e arrestuar janë 27- vjeç dhe 31- vjeç, ndërkohë policia greke nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve.

Dy shqiptarët e transportonin drogën nga kufiri i gjelbër për në Artë me automjet. Sasia e kanabisit u gjet e hedhur mes disa shkureve, e ndarë në 53 pako me një peshë totale prej 54 kilogramë e 837 gramë.

Dy personat u ndaluan nga autoritetet greke në Kalamia të Artës, ku ka sekuestruar edhe dy automjetet që ishin përdorur për transportin e kanabisit.

droga greqi

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com