Greqi, kapen në portin e
Patras dy shqiptarë me drogë

Greqi, kapen në portin e<br />Patras dy shqiptarë me drogë
PATRA - Kapen dy shqiptarë që po transportonin 70 kilogramë kanabis sativa. Ndalimi i tyre është bërë në në portin e Patras, Greqi.

Lënda narkotike është kapur gjatë një kontrolli të bërë mëngjesin e sotëm në momentin kur makinat po ngjiteshin në anije për të shkuar në Itali. Por destinacioni i drogës në fakt ishte Gjermania.

Lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës “Benz”, ku udhëtonin dy shqiptarët, të cilët janë vënë në pranga nga policia. Njëri nga të arrestuarit ishte pronari i makinës. Droga ishte e ndarë në 88 pako.

Gjatë marrjes në pyetje, dy shqiptarët kanë deklaruar se, kishin bërë marrëveshje me një tjetër shqiptar që jetonte në Atikë por droga do të dërgohej në Hamburg.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë