Greqi: Kapet 24 vjeçarja shqiptare me
111 kg marijuanë, vinte nga Lazarati

Greqi: Kapet 24 vjeçarja shqiptare me <br />111 kg marijuanë, vinte nga Lazarati
GJIROKASTER - “Banda e të Kokrruarve” pëson goditjen e parë nga policia greke. Rreth 111 kg marijuanë është kapur mbasditen e të hënës, në thellësi të territorit grek, në përpjekje për t’u trafikuar në Athinë. Burimet policore të Janinës kanë konfirmuar se është arrestuar një vajzë 24-vjeçare shqiptare, e cila ishte drejtuese e automjetit që transportonte marijuanën, ndërkohë që dy të tjerë janë në kërkim. E gjithë sasia e marijuanës është kapur në 3 km thellësi të territorit grek në aksin nacional Kefalovris-Janinë ku u ndalua automjeti i drejtuar nga 24-vjeçarja shqiptare S.C.

Forcat greke të antidrogës kishin marrë një informacion tepër konfidencial përmes kanaleve të sigurisë, nga Sektori i Luftës Kundër Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës, për ekzistencën e qarkullimit të një sasie të konsiderueshme marijuana nga Lazarati, në drejtim të Greqisë. Policia e Gjirokastrës, kishte rënë më parë në gjurmë të anëtarëve të “Bandës së Kokrruarve” – të emërtuar kështu për shkak të flokëve të prera shkurt - por lejuan vazhdimin e operacionit trafikues në drejtim të Greqisë, me qëllim identifikimin e anëtarëve të tjerë të këtij grupi mjaft të rrezikshëm trafikantësh të cilët të gjithë, sipas Policisë Greke, janë të identifikuar.

Mjeti ka marrë sasinë e marijuanës përmes kufirit të gjelbër me Shqipërinë dhe më pas ka udhëtuar drejt jugut. Në automjet udhëtonte e vetme vajza 24-vjeçare dhe pasi i është zënë rruga nga Policia e Janinës, nuk ka mundur më të vazhdonte më tutje. Kontrolli policor në bordin e mjetit, zbuloi katër çanta me 101 pako të mbushura me marijuanë të presuar me sasi totale 111 kg.

Sipas Policisë së Janinës, trafikantja shqiptare është pjesë e bandës së trafikantëve që më 28 maj të këtij viti trafikoi 107 kg marjuanë, sasi e kapur kjo në kufirin mes Gjirokastrës dhe Janinës. E njëjta bandë është edhe autore e trafikimit të 112 kg marijuanë të ardhur po nga Lazarati, që u kap në afërsi të Janinës më 23 maj të po këtij viti, në të cilën u kap një trafikant 27-vjeçar shqiptar nga Fieri, Selim T.

Policia e Janinës, është vënë në kërkim të dy anëtarëve të tjerë të kësaj bande, të cilët vlerësohen si mjaft të rrezikshëm pasi janë të pajisur me armë nervo-paralizuese dhe armë zjarri. Bashkë me drogën e kapur sot, shkon në mbi 250 kg sasia e marijuanës të ardhur nga Shqipëria në dhjetë ditët e fundit, e cila është kapur nga forcat antidrogë të shtetit helen.

(pn/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, kërkohet dëbimi i refugjatëve: Emigracioni vret

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, kërkohet dëbimi i refugjatëve: Emigracioni vret