ATHINE- Policia greke ka shpartalluar një bandë ndërkombëtare, e cila shpërndante sasira të mëdha droge, kanabis sativa, drogë, e cila vinte nga tre vende ku ajo kultivohej, kryesisht në tre apartamente.
Pas një operacioni të organizuar mirë, policia ka arrestuar në zonën e Redit (Athinë) gjashtë pjesëtarë të bandës, nga të cilët një shtetas grek, një shqiptar dhe katër vietnamezë.
Në kuadrin e hetimeve u zbuluan edhe tre laboratore ku përpunohej droga, e cila rritej në mënyrë artificiale ne tre apartamente. Në këto apartamente dy ne Glifadha dhe një në Vula, pjesëtarët e bandës kishin krijuar edhe sera artificiale, në të cilat kultivonin pemët e kanabis.
U gjetën dhe u sekuestruan një sasi e madhe droge rreth 53 kilogram hashash, 1.497 pemë hashashi i mbjellë në vazo, tre laboratore përpunimi të hashashit hidroponik me gjithë pjesët e domosdoshme, dy makina, si edhe sasi e madhe parash.
Gjashtë personat e arrestuar kanë kaluar për ndjekje penale, ndërkohë që po hetohet për lidhjet e tyre me botën e krimit si edhe të shpërndarjes së drogës në mbarë Greqinë, por edhe për furnitorët e tyre me pajisjet e laboratorit dhe fidanët e pemëve të hashashit. (Foto: Serat me kanabis ne apartament)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com