GREQI - Policia greke ka sekuestruar 264 kilogramë hashash në kufi me Shqipërinë pranë Igumenicës. Droga u gjet në anën greke të kufirit, e cila po transportohej me një kamion të vjedhur.

Policia identifikoi kamionin në bazë të informacioneve të marra. Nga kontrolli, u zbulua sasia e lëndës narkotike dhe u arrestua shoferi grek.

Sipas mediave greke, kamioni ishte ngarkuar me lëndën narkotike pranë pikës kufitare të Qafë Botës nga shtetas shqiptarë.

Gjatë hetimit të mëvonshëm, u zbulua se kamioni ishte vjedhur më 4 dhjetor të 2013. Furgoni që transportonte drogën ishte me targa false.
 

(v.gj/shqiptarja.com)