Një sasi prej 10.4 kg lëndë narkotike e llojit marijuhanë është sekuestruar nga policia e Igumenicës. Lënda narkotike u zbulua nga policia e shtetit fqinjë brenda një automjeti në Portin e Igumenicës.
GREQI- Një sasi prej 10.4 kg lëndë narkotike e llojit marijuhanë është sekuestruar nga policia e Igumenicës. Lënda narkotike u zbulua nga policia e shtetit fqinjë brenda një automjeti në Portin e Igumenicës. Policia arriti të arrestojë drejtuesin e automjetit, një shqiptar 41 vjecar emri I të cilit nuk bëhet I ditur. Droga ishte ndarë 27 pako dhe ishte fshehur poshtë sediljes dhe kroskotit të mjetit. Burimet e policisë thonë se droga ishte marrë në Lazarat një ditë më parë dhe kishte destinacion tregjet e shitjes në Greqi.(ns/shqiptarja.com)