ATHINE- SARANDE- Policia vazhdon operacionin për arrestimin e shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalasë.
Fotografitë e 4 të arratisurve shqiptarë janë shpërndarë në gjithë zonën dhe policia greke po përpiqet që të mos i lejojë ata të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë. Nga ana e saj Policia e Igumenicës shtoi forcat në kufi me Sarandën.
Të arratisurit nga burgu i Trikalasë, pasi hapën zjarr ndaj policisë në Artë, dyshohet se kanë ikur drejt zonës së Sulit, e cila ndodhet pranë Parathimisë në kufi me Sarandën. Në operacionin e arrestimit janë përfshirë forca nga Atilokarania, Janina dhe forca speciale të OPKE dhe EKAM.
DJE U GJETEN DY MAKINAT E TE ARRATISURVE
Ditën e djeshme u zbuluan dy makina me të cilët dyshohet se kanë lëvizur të arratisurit shqiptarë. Makinat, e vjedhura në një fshat në Greqinë qendrore u gjetën në një fshat në Evrytania. Dy ditë më parë gjatë një përplasje me policinë greke Edison Lika 27 vjeç dhe xhaxhai i tij Flamur Lika mbetën të vrarë. Xhaxhai i Likës thuhet se ka ndihmuar në arratisjen e 8 shqiptarëve në mars nga burgu i Trikalas dhe bashkëpunoi në disa grabitje në zonën e Korinthit.
Arratisja e 11 shqiptarëve nga burgu i Trikalas ndodhi më 22 mars, ndërkohë që më 30 mars, gjatë një përleshjeje me armë u vra 25 vjeçarja Katerina Zogali ndërsa më 17 qershor të arratisurit vranë një polic.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com