Festimet kanë nisur që mbrëmjen e djeshme në disa qytete të Greqisë dërsa në qytete të tjera po festohet sot, ku pjesëmarrësit kryesorë të festimeve janë nxënësit e shkollave.

Nxënës shkolle në Greqi, Karnavale 2018
Një ndër qytetet greke që shquhet për “Karnavalet” e tij është Patra, e cila është ndezur nga ngjyrat dhe zërat gjatë mbrëmjes së djeshme.
Për banorët dhe vizitorët e Patrës, e shtuna ishte një natë gëzimi, argëtimi, humori dhe lirie. Kërcimet dhe orkestra ishin dinamike, kostumet të mirëpërzgjedhura nga ana estetike, njerëzit ishin entuziastë dhe nuk mungonin pijet e ndryshme. Vend kryesor zinte satira e përfshirë në këngë, teatro, kukulla e kostume, karakteristike kjo për një paradë karnavalesh. Këta elementë krijuan një atmosferë të këndshme festive.
Parada është ndjekur nga rrugicat e Korintit, nga ballkonet e rrugës Gunari - Kolokotroni dhe natyrisht në sheshin kryesor të Karnavaleve, sheshin Georgiu.
Me mijëra vizitorë, të rinj, familjarë dhe fëmijë u përfshijnë në madështinë e Karnavaleve. Festimet kanë zgjatur deri në mëngjes.
[gallery]25591[/gallery]
d.gj/ Shqiptarja.com










