ATHINE- Njëra nga partitë kryesore të qeverisë së re greke të koalicionit këmbënguli kundër angazhimit me shkrim lidhur me planin e rreptësisë ekonomike, element i domosdoshëm që Greqia të marrë ndihma. Deklarata është bërë gjatë takimeve zhvilluar sot me përfaqësuesit e FMN-së dhe të Komisionit Evropian.
Sipas televizionit Mega, Antonis Samaras, kryetar i partisë konservatore Demokracia e Re, ND, bëri të ditur se mbështetja dhënë javën e kaluar qeverisë për zbatimin e reformave, është një angazhim i mjaftueshëm.
Këto deklarata janë bërë gjatë bisedimeve me kryetarët e trojkës së kreditorëve të vendit (Komisioni dhe Banka Qendrore Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar) të cilët mbërritën dje në mëngjes në Athinë.
Përfaqësuesit e instancave ndërkombëtare biseduan gjithashtu në Athinë me ministrin e Financave Evangjelos Venizelos dhe me kryeministrin Lukas Papadhimos, ish-zëvendëspresident i BCE-së, i emëruar kryetar i qeverisë më 11 nëntor.
Ministrat e Financave të zonës euro i kërkuan qeverisë greke angazhime me shkrim për zbatimin e masave të rreptësisë dhe reformat strukturore, përpara livrimit të tetë miliardë eurove deri në mes të dhjetorit.
Trojka u takua gjithashtu me ish-kryeministrin Jorgos Papandreu, kreu i partisë socialiste Pasok, anëtar tjetër i rëndësishëm i qeverisë së koalicionit. Poul Thomsen, drjtor i FMN-së për Evropën, i cili drejton delegacionin nuk bëri asnjë koment në përfundim të këtyre takimeve.
(atsh)
/Shqiptarja.com