Greqi, “patriotët ushtarakë” nisin
përgatitjet për luftë pas krizës

Greqi, “patriotët ushtarakë” nisin<br />përgatitjet për luftë pas krizës
ATHINË - Media greke Newsit.gr ka raportuar sot se Greqia po merr masat për një luftë të mundshme. Të paktën këtë ka deklaruar kryetari i Milicisë Patriotike, Jorgos Anestopulos.
“Disa grupe njerëzish po stërviten në male, pasi pritet një luftë e mundëshme e ardhur nga kriza ekonomike. Garda përbëhet nga ushtarakë që e kanë mbaruar shërbimin ushtarak si edhe oficerë policie, tashmë të dalë në të dalë në pension”, tha ai.
Sipas Anestopulos, Greqia po pret luftën dhe ka filluar përgatitjet për ta përballuar me sukses atë.
“Garda Patriotike ka vetëm një qëllim, të jetë gati për orën e kritike. Ne presim luftë, ajo do të jetë një luftë e llojit shumë të keq, e cila do të vijë si shkak i kaosit, që pritet të përfshijë Greqinë. Falimentimi do sjellë uri, uria do sjellë mjerim dhe njerëzit kanë të drejtë të luftojnë vetë, që të gjejnë rrugën e tyre”, tha kreu i Milicisë Patriotike.
Më tej ai u shpreh se kjo forcë që ai drejton nuk ka lidhje me Policinë Shtetërore, por është një iniciativë private.
“Paraushtarakët duhet që dikush ti armatosë dhe të kryejnë veprime ushtarake. Jemi një grup rezervistësh që trajnohemi nëpër male me çdo proces ligjor duke iu përmbajtur rregullave të sigurimit dhe kështu do qëndrojmë derisa të mos ndodhë asgjë. Por në qoftë se dikush merr armët kundër popullit tonë dhe shteti tregohet i dobët dhe i paaftë për të na mbrojtur ne dhe familjet tona, është logjike që të gjithë do zbresin nëpër rrugë të përballojnë këtë situate”, tha Anestopulos.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike