Greqi, “zhyten” sigurimet
 dëmi vjetor 750 miljonë euro

Greqi, “zhyten” sigurimet<br /> dëmi vjetor 750 miljonë euro
GREQI- Më shumë se 200 mijë raste përfitimesh të paligjshme ka evidentuar në dy vitet e fundit Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në Greqi, ndërsa mijëra cështje I janë dhënë drejtësisë. Sipas burimeve nga dikasteri I lartë grek këto përfitime te paligjshme I kanë kushtuar sigurimeve shoqërore ne Greqi një dëm prej 700-750 milionë euro në vit.
Autoritetet greke e shohin zgjidhjen te përmirësimi I sistemit të përfitimeve që do të arrihet sipas tyre me unifikimin e kompensimeve. Ata thonë se celësi për shpëtimin e sistemit të sigurimeve është përshpejtimi i ndryshimeve strukturore. “Qeveria e re greke që do dalë pas zgjedhjeve të 6 Majit duhet të veprojë me shpejtësi dhe pa humbur kohë, pasi mbijetesa e sistemit vazhdon të jetë e varur nga kreditimi” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punës në Greqi.
Në Greqi shpenzimey e përgjithshme për sistemin e sigurimeve arrijnë në rreth 3 miliardë euro në muaj, nga të cilat 1.5 miliardë paguhen për pensione, kompensime dhe pjesa tjetër për rumbursime shëndetësore dhe shlyerje detyrimesh për fondet e sigurimeve. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës