ATHINE- Sot, në mbarë Greqinë janë zhvilluar manifestime proteste nga organizatat antiraciste greke, komunitetet emigrantëve, shoqatat e intelektualëve grekë të mbështetura edhe nga parti politike të spektrit të majtë me kërkesën për luftimin e dallimeve racore dhe dhënien e nënshtetësisë të gjithë fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi si edhe legalizimin e emigrantëve,të cilët plotësojnë kushtet.

Njëra nga kërkesat e manifestuesve ishte edhe dënimi politik dhe ligjor i veprimtarisë së partisë neonaziste greke "Agimi i Artë" si edhe ndryshimet favorizuese në ligjin për azilkërkuesit.

Kërkesë e protestuesve ishte që emigrantët të mos jenë viktimat e lehta apo të bëhen therror në altarin e plotësimit të kërkesave shtrënguese të Memorandumeve dhe të mos jenë viktimat e politikës grek, që i përdor ata për një grusht votash dhe për të kënaquregon e disa shtresave të popullsisë.

Manifestimet janë zhvilluar sot në mesditë dhe do të pasojnë veç protestave,  edhe me koncerte artistike me pjesëmarrjen e grupeve të njohura artistike greke, grupeve muzikore të komuniteteve të emigrantëve, etj. Ndërkohë në Athinë, një notë proteste iu dorëzua kryesisë së Parlamenit grek, njësoj si në Selanik e qytete të tjera

Ç'PERMBAN FTESA PER MANIFESTIM

Vendimi i Këshillit të Shtetit (Συμβούλιο Επικρατείας) të nxjerrë si antikushtetues dispozitat e ligjit për nënshtetësinë me pazemërsi të hapur, me reagime dhe “arsyetime” raciste, ndërsa me një tjetër vendim të tij gjykoj si kushtetues (!) Memorandumin, tregon se sa shumë u bashkërendit me axhendën politike të qeverive të shtrëngimeve dhe racizmit për hatër të peshkaqenëve të mëdhenj pasanikë.

Tani venë në shënjestër fëmijët e emigrantëve që u lindën, shkolluan dhe u rritën në këtë vend, nuk njohën tjetër dhe kur të mbushin të tetëmbëdhjetat do të shndërrohen në emigrantë të “paligjshëm” me rrezik dëbimin! As lindja në këtë vend, as arsimi në shkolla për gjashtë vjet nuk iu vlen, përkundrazi ushtrojnë presion të merren mbrapsht të gjitha miratimet e mijëra fëmijëve që kanë marrë tashmë nënshtetësinë.

Në momentin kur mohohet hapur politika e ligjërimit të emigrantëve nga pushimet masive, transferimet dhe reduktimet e shërbimit të administratës së decentralizuar dhe Bashkive, sulmi ndaj të drejtës së fëmijëve emigrantë për nënshtetësinë greke, shkon dorë për dore me politikat raciste të koalicionit qeveritar: të operacioneve fshesa (σκούπα), të kampeve të përqendrimit, të FRONTEX, të sulmeve vrasëse të neonazistëve të “Agimit të Artë” (Xρυση Aυγη), por dhe të bashkëpunimit të zbuluar tashmë me policinë e shtetit (ΕΛΑΣ). Vrasja e emigrantit Sahzat Loukman në Petralona nga banda neonaziste dhe vdekja e Bampakar Diae në Thisio gjatë ndjekjes së Policisë Bashkiake, tregon fytyrën më të pa mëshirshme të këtyre politikave.

Këto masa plotësojnë Memorandumin, pushimet nga puna dhe shtrëngimet në arsim, Shëndetësi, nëpër Bashki, aktivizimi i punëtorëve “rezervistë” në porte dhe punëtorëve në METRO duhet ti hedhim në koshin e mbeturinave me tubime dhe protesta të fuqishme masive. Asnjë vendim i K.SH, nuk ligjëron një betejë të zezë në parlamentin e DEmokracisë së Re, të ANEL dhe të neonzistëve të “Agimit të Artë”, që të sjellin një ligj të ri racist kundër të drejtës së nënshtetësisë. As dhe K.SH nuk mund të vendos ndryshime ligjore në bazë të ideologjisë raciste dhe paragjykimeve reaksionare duke shkelur të drejtat e njeriut. Përpiqemi për të zgjeruar të drejtat e individit për të gjithë. Nënshtetësi për të gjithë fëmijët pa kushte që anulojnë qasjen e mijëra fëmijëve! Ligjërim për të gjithë emigrantët.

Përpiqemi për një shoqëri dhe një shkollë që i respekton të gjithë pa dallime origjine, ngjyre, feje, që mund të nxër të gjithë fëmijët dhe dijen me aplikimin e masave plotësuese në arsim për fëmijët e emigrantëve.

Ftojmë Këshillat Komunal dhe Këshillat e Integrimit të Emigrantëve (SEM) të Bashkive të mbrojnë në praktikë të drejtat e emigrantëve dhe të fëmijëve të tyre.

Të organizojmë veprimtari të mëdha nëpër lagje në bashkëpunim me sindikatat, shoqatat edukative dhe organet bashkiake, komunitetet e emigrantëve, me njerëz të literaturës dhe artit, lëvizje lokale dhe kuvende popullore.

Ftojmë për tubim mbarëkombëtar (në të gjithë territorin e Greqisë) më 30 mars me parullën: “Nënshtetësi për të gjithë fëmijët pa përjashtime, emigrant të ligjshëm”. Në Athinë – Omonia në orën 14:00 me marshim drejt parlamentit.

Nismën e firmosin: Lëvizja, të Bashkuar Kundër Racizmit dhe Rrezikut Fashist, Mësues dhe Shoqata Mësuesish, Nxënës shkollash Athinë-Pirea, Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, ASANTE, Unioni i Emigrantëve Punëtor, Komuniteti Pakistanez në Greqi –“Bashkimi”, Komuniteti i Senegalit, Komuniteti i Nigerisë, Bashkimi i Grave Nigeriane, Bashkimi i Grave Afrikane, Dhoma e Bangladeshëve të Greqisë, Shoqatat e Bashkuara të Afganistanit në Greqi, Komuniteti Egjiptian, KASAPI Hellas, Shoqata Sociologëve Grekë, Njerëz të Literaturës dhe të Artit, shumë Shoqata Studentore etj.

(ar.sh/sg/shqiptarja.com)