Greqi-Maqedoni, program të ri
për bashkëpunimu ndërkufitar 

Popullsia nga pesë rajone në Greqi dhe katër në Maqedoni do të kenë përfitime nga programi i ri ndërkufitar i mbështetur nga Bashkimi Evropian, i cili u miratua ditën e sotme, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Programi “Intereg IPA” është më shumë se 45 milion euro, nga të cilat pothuajse 39 milion euro janë siguruar përmes Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA) të Bashkimit Evropian.
 
Me programin IPA për bashkëpunim ndërkufitar do të përfshihen rajonet greke Florinë (Follorinë), Pela, Kilkis (Kukush), Seres (Ser), Selanik, si dhe rajoni i Pellagonisë, Vardarit, rajoni juglindor dhe jugperëndimor në Maqedoni. Programin e realizon Ministria e Ekonomiësë së Greqisë, Infrastrukturës, Detarisë dhe Turizmit.
 
Përmes Zyrës së BE-së në Maqedoni, programi do të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës, përmirësim të transportit publik dhe shërbimet shëndetësore, si dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe trashëgimisë kulturore në rajone.
 
“Programi ka për qëllim që të hapë mundësi për punësim përmes hulumtimit të epërsive komperative të rajonit ndërkufitar. Investimet do të ndihmojnë në përmirësimin e mbrojtjes parandaluese shëndetësore dhe shërbimet sociale për fëmijët dhe popullatën më të vjetër. Programi gjithashtu do tu ndihmojë rajoneve që të punojnë së bashku në promovimin e turizmit në rajonin ndërkufitar dhe në krijimin e vendeve të reja të punës në këtë sektor”, thuhet në njoftimin nga Zyra e BE-së në Shkup.
 
Sipas njoftimit, përqëndrimi i investimeve do të jetë edhe në sendërtimin e infrastrukturës publike që të shkurtohet koha e udhëtimit. Masat për mbrojtjen e mjedisit jetësor në kuadër të programit do të mbështesin menaxhim të qëndrueshëm me mbeturina, si dhe mbrojtje të eko sistemeve dhe biodiversitetit. Programi, gjithashtu do të ndihmojë në parandalimin, uljen dhe menaxhimin me rrezikun nga katastrofat natyrore.
 
“Programet për bashkëpunim ndërkufitar sigurojnë masa konkrete për përmirësim të cilësisë së jetesës dhe ofrojnë mundësi të reja ekonomike dhe vende pune për popullatën që jeton në rajonet ndërkufitare të Bashkimit Evropian dhe fqinjët e saj. Këto programe paraqesin mundësi që rajonet të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për sfida të caktuara”, deklaroi Corina Cretu, komisare për politika rajonale.
 
Prioritete të programit janë zhvillimi dhe mbështetja e ekonomisë lokale dhe mbrojtja e mjedisit jetësor-transport.
 
Periudha e dytë programore e programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar 2014-2020 ka buxhet në vlerë prej rreth 484 milion euro, të investuara në 12 programe për bashkëpunim ndërkufitar midis rajoneve, si dhe partnerë territorial, shoqëror dhe ekonomik.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin