GREQI - Në një marrëveshje sekrete për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme brenda vitit 2014 duket se kanë arritur në takimin e fundit kryeministri grek dhe lideri i demokracisë së Re, Samaras, me liderin e PASOK dhe zv/kryeministrin E. Venizelos.
Sipas shtypit grek, skenaret kryesore për zgjedhjet e parakohshme janë maji i vitit 2014, ose edhe tetori i po atij viti. Pavarësisht insistimit të këshiltarëve të tij për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë të këtij viti, kryeministri grek, Samaras duket se e ka hedhur poshtë përfundimisht këtë mundësi, përveç ndonjë “aksidenti”. Debati në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, është celur tashmë për së mbari, për shkak se është në përfundim programi i financimit të Greqisë dhe në rast të një pakete të re ndihme, do të ketë kushte të reja dhe rrjedhimisht edhe masa të reja, pesha e të cilave nuk mund të ngrihet nga qeveria aktuale.
Marrëveshja Samaras- Venizelos mbështetet në një sërë kushtet stabël dhe të variueshme. Të qëndrueshme janë sufiçiti primar dhe marrje e presidencës së BE nga Greqia në janar të vitit 2014 deri në qershor 2014.
Në kushtet e situatat variable përllogaritet mundësia e një “qethjeje” të re të borxhit grek, por edhe bisedimet për një kredi të re, e cila do të nisë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare gjermane.
Gjithashtu askush nuk mundet të përjashtojë ndonjë “aksident” ose ndonjë revoltë sociale, që do të krjojë kushtet për zgjedhje të parakohshme, në një periudhë, e cila nuk preferohet as nga Demokracia e re e as nga PASOK.
Besimi i dy liderëve të partive bashkëqeverisëse të Greqisë, se do të rivijnë në pushtet bazohet edhe në një sërë sondazhesh, të cilat dëshmojnë se edhe në rast të zgjedhjeve të parakohshme situata politike vështirë se do të ndryshojë. Pavarësisht se asnjë parti nuk do të mund të fitojë shumicën, përsëri do të ketë koalicion dy ose trepartiak.
Një gjë e tillë vërtetohert edhe nga një analizë e prestigjiozes “The Economist”, e cila thotë se nëse në Greqi zhvillohen zgjedhje të parakohshme, koalicioni i majtë SYRIZA do të dalë i pari, por paaftësia e kreut të koalicionit radikal të Majtë, Aleksis Tsipras për të bërë aleanca, do ta privojë atë nga posti i kryeministrit dhe do të risjellë në pushtet kreun e Demokracisë së Re, Antonis Samaras. Sipas opinionistëve të huaj Demokracia e Re do të jetë faktori që do të vendosë për formimin e qeverisë.
Pavarësisht se baza dhe elektorati i PASOK, por edhe i Demokracisë së Re, nuk dëshirojnë një bashkëqeverisje të re, duket se një gjë e tillë është e pashmangshme.
Duket se PASOK do të kërkojë të mbijetojë politikisht e të jetë përsëri në pushtet vetëm nga një marrëveshje e koalicion i mundshëm me konservatorët grekë, ndërkohë që Demokracia e Re duket se nuk dëshiron të jetë alibia dhe paterica e mbijetesës politike të socialistëve të Venizelos.
Në të njëjtën kohë, revista shkruan se shoqëria greke është në binarë të tillë që, megjithë përmirësimin dhe prosperitetin e numrave, vuajtjet e popullit do të mbeten të njëjta dhe do të rriten në shumë raste. “Economist” thotë se pritet të rritet numri i të papunëve e të pastrehëve gjatë periudhës që Greqia do të bëjë një hap të madh drejt zhvillimit, gjë që paraqet rrezik për stabilitetin politik në vend.
Ekonomia do të bjerë 4.5% në vitin 2013, para se të shërohet në 2014 me 1%, ndërsa pritet të tregojë shenja të rimëkëmbjes ndoshta në vitin 2015. Atëherë, sipas revistës, pas një përshtatje të re të borxhit, eksportet do të bëhen më të forta dhe do të ringjallet besimi i konsumatorit dhe i biznesit.
Redaksia online
(b.m/s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com