Greqi, mbi 30 institucione pastruan
55 milionë € para të pista të partive
Janë më tepër se 30 institucione, si institute dhe qendra kërkimesh politike, nëpërmjet të cilave “shpërndahet e pastrohet paraja e pistë politike”.
ATHINË - Në shënjestër të Trupit të Ndjekjes së Krimit Ekonomik në Greqi (SDOE) janë vënë më tepër se 30 institucione, të cilat lidhen drejtpërdrejt me partitë politike (si institute dhe qendra kërkimesh politike), nëpërmjet të cilave “shpërndahet e pastrohet paraja e pistë politike” me prejardhje jo vetëm nga subvenbcionimet shtetërore, por edhe nga sponsorizimet e firmave apo individëve të ndryshëm.
Nga kontrollet e SDOE, por edhe nga OQJ-të e ndryshme, sipas informatave janë gjetur shuma mbi 55 milionë euro, me prejardhje të ditur, por me pranues dhe posedues të mëvonshëm të paditur, krejtësisht anonimë.
Kohët e fundit janë kontrolluar mbi dy herë arkat dhe financat e partive LAOS, Aleanca Demokratike, ndërkohë që janë kontrolluar edhe financat dhe gjendja financiare e Agimit të Artë, Grekëve të Pavarur dhe të partisë “Krijimi Përsëri”, të cilët kanë marrë financime e sponsorizime shtetërore, ndërkohë që janë duke u programatizuar kontrolle financiare edhe në partitë e tjera parlamentare.
Nga kontrollet e kryera janë gjetur shkelje të mëdha kryesisht në lidhje me dhënien e shumave nga financat e zeza të partive politike. Zbulohet se forcat e reja politike të krijuara vitet e fundit kishin ngritur një “industri të vërtetë” të marrjes së financimeve shtetërore greke dhe të sponsorizimeve, të cilat i ndanin mes tyre deputetët dhe funksionarët e lartë të partive.
Paralelisht në gjendjen financiare të një partie parlamentare greke shfaqen pagesa në llogari të disa firmave offshore, si edhe pagesa në firma ndërtimesh, apo firma të tjera të mëdha me qendër në Bullgari, Shqipëri dhe Qipro.
Përsa u përket zërave për financimet e drejtpërdrejta të forcave politike, apo edhe politikanëve të partive të ndryshme nga industrialistë grekë e të huaj, ato vërtetohen, pasi janë zbuluar të dhëna në lidhje me pjesmarrjen e firmave të tyre dhe organizatave filantropike të tyre në to.
Nga ky fakt rezulton edhe ajo që partitë politike shpesh herë kanë miratuar ligje në favor të njërit apo tjetrit industrialist grek apo të huaj, i cili shfaqet si “sponsorizues” i pothuajse të gjitha partive politike parlamentare greke dhe si financues i shumë deputetëve grekë.
Vlen të përmendet se nga 256 milionë euro që u janë dhënë partive politike greke nga buxheti i shtetit, 30% e financimeve dhe e burimeve vjelëse të parave janë të pafaturuara, ose të faturuara keq, ndërkohë që pjesa tjetër janë për pagesat e kredive të vjetra.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.3%
-
Mjaftueshëm
29.2%
-
S'kam mendim
7.5%
Vota total: 1327
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, mbërrin me avion në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni
8 Janar, 17:17
-
Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram
8 Janar, 17:12
-
Murtaja afrikane, Veterinaria bllokon automjetet që transportojnë derra në tregun e Milotit dhe të Vaut të Dejës
8 Janar, 17:08
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm
8 Janar, 16:55
-
Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit
8 Janar, 16:49
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetën nga miokardi akut
8 Janar, 16:40
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Altin Joka: Çfarë është sindroma e vezoreve policistike dhe si mund të kurohet me anë të ushqimeve që konsumojmë
8 Janar, 16:32
-
Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?
8 Janar, 16:24
-
'Në kërkim të emigrantëve', aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një 'front' për diasporën
8 Janar, 16:23