Greqi, mbyllen gazetat “To Vima”
e “Ta Nea”, sot doli numri i fundit
Dy gazetat historike “To Vima” dhe “Ta Nea” të grupit mediatik “DOL” janë detyruar të publikojnë sot numrin e tyre të fundit.
Dy gazetat historike “To Vima” dhe “Ta Nea” të grupit mediatik “DOL” janë detyruar të publikojnë sot numrin e tyre të fundit.
Me një artikull me titull “Kush po e mbyt shtypin”, aksioneri kryesor i tyre, Stavros Psiharis përshkruan sesi bankat kreditore të grupit mediatik kanë vendosur të ngrijnë dhe të përvetësojnë çdo të ardhur, si nga shitja, ashtu edhe nga reklamat, për të plotësuar pjesën e pashlyer të kredive të dhëna prej rreth 300 mln eurosh, që nuk ishin shlyer për një kohë të gjatë.
Bashkë me dy gazetat, ndalojnë punën edhe portali “in.gr”, stacioni radiofonik “Vima 95.5”, si dhe disa revista. Në artikull kritikohen si qeveria, ashtu edhe opozita për indiferencën ndaj mbylljes së vazhdueshme të medieve në mbarë vendin.
Në këtë mënyrë, nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë financiare, rreth 500 gazetarë dhe personel teknik humbasin vendet e punës, kompensimet dhe pagat e 6 muajve të fundit të papaguara, ndërsa grupi mediatik në ditët në vijim bëhet pjesë e një regjimi të veçantë të menaxhimit, nga ana e bankave kredituese.
Mbyllja e dy gazetave historike tregon edhe njëherë se sektori i shtypit është ai që ka pësuar goditjen më të rëndë nga kriza ekonomike në Greqi, pasi prej vitit 2008 të ardhurat e gazetave dhe kanaleve televizive u reduktuan në masën 70%.
Vetëm gjatë viteve të krizës, përveç gazetave të mëdha si “Eleftherotipia”, “Apogjevmatini” dhe “Adesmetos Typos” janë mbyllur mbi 50 gazeta të tjera lokale, pasi shitjet ranë me më shumë se 40%.
Gjithashtu u mbyllën edhe dy kanale të mëdha televizive, si “Alter” dhe “Mega”, ndërsa papunësia në radhët e gazetarëve ka shkuar tashmë në 60%./t.ch
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2264
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44