GREQI (Athinë) – Qeveria greke duke përmendur nevojën ekstremisht urgjente për të mbrojtur sistemin financiar, ka vendosur të mbyllë bankat deri në 6 korrik për shkak të mungesës së likuiditetit. Vendimi vjen një ditë pasi Banka Qëndore Europiane vendosi të ndërpresë financimin emergjent të sistemit bankar grek. Athina ka vendosur që tërheqjet nga bankat të kufizohen në 60 euro në ditë.
Gjithsesi, sipas udhëzimeve nuk do të kenë problem shkëmbimet bankare elektronike, ato me përdorimin e kartave të kreditit dhe debitit, si dhe mënyrat e pagesave nëpërmjet “web banking” dhe “phone banking”. Edhe “prepaid cards” mund të përdoren deri në limitin e caktuar që ekzistonte deri para urdhërit për mbylljen e bankave.
Prej së hënës në mesditë, qytetarët do të mund të tërheqin në të gjitha ATM-të deri në 60 euro në ditë, pra 1800 euro në muaj. Turistët e huaj mund të përdorin normalisht kartat e tyre, nëse ato janë dhënë nga bankat e huaja. Ndërkohë, është krijuar edhe një komision i posaçëm që do të miratojë raste urgjente të përdorimit të parave, si pagesa jashtë shtetit në rast sëmundjesh.
Përsa u përket pagave dhe pensioneve, ato do të depozitohen normalisht në llogaritë e klientëve.
Ndërkohë, bëhet e qartë se mbyllja e bankave nuk ka të bëjë aspak me pasigurinë e depozitave për të cilat thuhet dhe theksohet se janë të sigurta dhe nuk kanë asnjë problem, pasi janë të mbrojtura me vendim të BQE-së.
Megjithatë, burime qeveritare kanë bërë me dije se me zhvillimet e reja, Greqia ndoshta nuk do të paguajë detyrimin e saj ndaj FMN-së prej 1.5 miliardë eurosh. Pas përfundimit të kësaj mbledhje, ministri grek i Financave Varoufaksi tha para gazetarëve se do marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur ndonjë problem në vend.I madh ishte dhe interesi i qytetarëve, të cilët prisnin jashtë ndërtesës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit të Stabilitetit Financiar.
Menjëherë pas mbledhjes së këshillit, Kryeministri Tsipras në një deklaratë për mediat tha se "populli duhet të ruajë qetësinë sepse depozitat bankare janë të sigurta".
Banka të mbyllura, bursat në rënie
Bursa e Milanos humbi 4 përqind, Frankfurti 3.7 përqind ndërkohë që në bursat e Parisit dhe Londrës humbjet ishin 4.5 dhe 2 përqind respektivisht. Rënie të madhe pati në Spanjë e Portugali me 5.2 dhe 5 përqind respektivisht.
Gjithashtu monedha euro humbi 2 përqind të vlerës përballë dollarit amerikan. Vetë qeveria greke deklaroi se masat për mbylljen e bankave dhe bursës së Athinës vijnë pas vendimit të eurozonës për të refuzuar një zgjatje të marrëveshjes së huasë me Greqinë. Pas vendimit, kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se depozitat e qytetarëve grekë janë të sigurta dhe rrogat në sistemin publik do të vazhdojnë të paguhen. Por edhe pas deklaratws sw Tsipras, qindra njerëz iu drejtuan bankomateve. Në javët e fundit miliarda euro janë tërhequr nga bankat greke si pasojë e frikës së një falimentimi të mundshëm të Greqisë.
Vendimi i qeverisë greke vjen pasi parlamenti votoi me 179 vota pro nga 300 gjithsej, për të mbajtur një referendum në 5 korrik mbi paketën e masave të propozuara nga kreditorët ndërkombëtarë.Si pasojë e vendimit të qeverisë greke për të mbyllur bankat, ambasada shqiptare në Athinë ka njoftuar se pagesat për të gjitha veprimet pranë Ambasadës do të kryhen pranë Zyrës Konsullore.
Sipas një analize të gazetarit të ekonomisë në BBC Robert Peston mbyllja e përkohshme e bankave në Greqi, dhe hyrja në fuqi e kontrolleve të kapitalit, është një lajm shumë i keq për Greqinë .
Populli grek shkruan ai do të ketë më pak para për të shpenzuar dhe më pak për të investuar në biznes kështu që një ekonomi tashmë kaq e dobët ndoshta do të kthejë vendin në një recesion të thellë . Sa për ndikimin në pjesën tjetër të eurozonës , thesarit, korporatave dhe individët e pasur do të zgjoheni të hënën pyesin a janë paratë e tyre të sigurta në brigjet e ekonomive të tjera të dobëta të eurozonës .

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO