Greqi – Më shumë se 5 000 imigrantë lejohen të kalojnë kufirin greko-maqedonas

/ATSH-AFP/ - Më shumë se 5 000 imigrantë, sirianë, afganë dhe irakianë janë lejuar sot të kalojnë kufirin greko-maqedonas, por mijëra të tjerë me kombësi të ndryshme kanë mbetur të bllokuar në krahun grek pas kontrollit të lartë të vendosur nga Shkupi dhe Beogradi, theksoi një burim policor grek.
"Dje, pas vendimit të Serbisë dhe Maqedonisë për kufizimin e kalimit të personave të larguar nga zonat e konfliktit (Siri, Irak dhe Afganistan), të paktën 2 000 imigrantë ishin bllokuar në pikën kufitare Eidomeni, ku asnjë imigrant nuk kishte mundur të kalonte kufirin", sipas të njëjtit burim.
Por kalimet kanë rifilluar pas mesnatës, sipas policisë.
Megjithatë, një mijë imigrantë, kryesisht të rinj marokenë, pakistanezë, bangladeshas, iranianë apo algjerianë janë refuzuar të kalojnë për momentin drejt Maqedonisë.
Disa prej tyre kanë protestuar në Eidomeni duke mbajtur pankarta ku shkruhej "Liri", "Jo racizmit".
"Në vendin tim është diktaturë. Ne kemi ardhur që prej dy ditësh. Nuk meritojmë një sjellje të tillë", shpreh me keqardhje Amin T., një shkrimtar iranian.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai