Greqi, Merkel: S'kemi
kushtet për lëvrimin e këstit

Greqi, Merkel: S'kemi<br />kushtet për lëvrimin e këstit
BERLIN-Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje sot partisë konservatore greke të angazhohet për zbatimin e reformave në mënyrë që të garantojë lëvrimin e një huaje jetike për Athinën, duke e gjykuar kundërshtimin e kësaj partie për të ardhur keq pasi vjen nga e njëjta familja politike si e saj.

"Çështja greke nuk është zgjidhur ende, sepse nuk i kemi të gjitha kushtet për dhënien e këstit të ardhshëm", deklaroi Merkel në një fjalim përpara deputetëve gjermanë të Bundestagut, duke iu refereuar huasë prej 8 miliardë eurosh që pret me ankth Athina. Bëhet fjalë për këstin e gjashtë të një huaje të përgjithshme prej 110 miliardë eurosh miratuar Greqisë në prag falimentimi vitin e kaluar.

Ashtu si Komisioni Evropian, kancelarja u shpreh se derdhja e kësaj huaje akorduar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane kushtëzohen "jo vetëm me një angazhim të qeverisç greke, por edhe të partive greke që e mbështesin qeverinë".

Por, deri tani kryetari i partisë konservatore Demokracia e Re, Antonis Samaras, nuk ka panuar. "Është edhe më për të ardhur keq për mua sepse ata që refuzojnë vijnë nga e njëjfa familje politike, ajo e konservatorëve", komentoi me hidhërim Merkel, e cila mban edhe postin e kryetares së partisë kristian-demokrate gjermane CDU. Greqia drejtohet që nga fillimi i muajt nga një qeveri e unitetit kombëtar, e mbështetur nga tre parti dhe ka në krye ish-zëvendëspresidentin e Bankës Qendrore Evropiane, Lukas Papdhimos,raporton atsh.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS