GREQI - Mijëra mësues të shkollave të mesme publike greke si dhe mbështetësit e tyre organizuan një protestë në Athinë pasi qeveria tha se mësuesit do të arrestohen nëse ata do të vazhdojnë grevën e planifikuar për këtë javë.
Mësuesit e shkollave të mesme kanë në plan të ndërpresin të premten provimet e pranimit në universitete për këtë vit. Eshtë hera e tretë gjatë këtij viti që koalicioni qeverisës konservator në Greqi përdor urdhrin e mobilizimit të emergjencave civile për të ndaluar një protestë e cila zakonisht aplikohet në rast të një fatkeqësie natyrore apo krize kombëtare.
Ky veprim ka zemëruar mësuesit, sindikatat dhe grupet e tjera të protestës."Është e paligjshme dhe jokushtetuese. Bazuar në kushtetutë, që nga viti 1975 çdo punëtor ka të drejtën personale për grevë në tërë botën moderne," tha një mësues shkolle.
Gjatë demonstratës disa prej mësuesve ishin veshur si ushtarë dhe kishin mbyllur gojët e tyre, duke lënë të kuptohet se qeveria ishte duke vepruar si një diktaturë ushtarake. Mësuesit po protestojnë kundër planeve nga qeveria për të zgjeruar orët e tyre të punës dy orë shtesë në javë dhe të transferojë 4,000 mësues në zona të ndryshme të Greqisë në mënyrë që të mbulojë mungesat e personelit.
Mësuesit thonë se ata tashmë kalojnë disa orë jashtë orarit në punë, dhe transferimet në pjesët e tjera të vendit do të ndajnë familjet.
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com